Zemres i bera autopsi
E marte, 08-01-2008, 07:02pm (GMT)
Do marr kurajon, do te iki, larg shume, larg nga kjo histori. Do ta marr zemren ne dore dhe do ti bej autopsi! Dhe neper vena labirinthe kur thelle ne zemer hyre ti gjakun e kuq ma mbushe me dhimbje e triumfove tek keta dy sy. Tani, rruges naten kur te ec, do te kujtoj vec dhimbjet, do te shoh si zemra ngec, dhe nga lotet e saj krimbet. Do te pushtoj me pas e heshtur boten gjigande me lotet e mi se s'eshte asgje me e dhimbshme se kur humbet nje dashuri. Do filloj te qaj bashke me kohen do te kujtoj cdo gje me ty, se syte e mi vec ty te njohen! O jete mizore me shume dredhi! E gazit do tia shkel pastaj dhe mend per heres tjeter, me emocione dhimbjen do laj dhe te te kujtoj si dashuri te vjeter. Do te endem neper lengime e do te qaj, e do te shkrihem, do te ushqej shpirtin me trishtimet e me kujtimet do te zihem! Nates do t’ia shtoj bukurine, nje lot shtese, vec asaj do ti dhuroj tere embelsine e ketij loti qe po qaj Me zemer te vrare do heshte shpirti e do ta lejoje dhimbjen perseri do te kujtoje dhe syte e tu e ti te zhdukesh ne thellesi dhe gjithe forcen do ta hedh ne humnere do ta shpie do ta vras dhe shpirtin tim, por s'do vdes ti mendjen flije. Do te torturoj tere trupin, qe nga shpirti te me hiqesh, te te bej njehere te vuash si kandili ti te digjesh. Dhe kur vaji te mbaroje... do gezoj, si perpelitesh!
|