Flamuri shpirteror
E marte, 08-01-2008, 07:23pm (GMT)
Mbi endrrat e merzitshme cdo nate qendiset nje yll te me ndrite dhe vrapon ky shpirt qe ta kape por nje lot ate e shuan, e shndrit! Sa lote te tjere pikojne e une mundohem qe ti ngri, por dhimbja ime tret edhe duart qe mundohen lotet ti fshijne. Ku je, o mplakje e verber, qe qendisi flamurin shpirteror, si endrrat e papara nga verbimi kete boten nje dore shkaterron! Miliona shpresa e plage te pashuara ne shkallet qe ngjit i kapercej as vetja s’e kupton perse endrra te tjera urrej! Sa shpejt po zbrazet ky duf a je aty ku shohin lotet? Apo shpirti nga shiu i shuar mundohet qe perseri flake te ndeze ne kete bote?
|