Muri i Berlinit
E enjte, 24-01-2008, 09:58pm (GMT)
E shikoja Murin e Berlinit të shembur Qeshën disa fëmijë me mua
Paske ardhur përsëri ky me flamurin e Leninit I thonë njëri tjetrit - Kthehu zotëri, gurët e këtij muri janë mykur
Shtrydhi kokën një gjysmë shekulli Jashtë del ngjyra e kuqe e gjakut Refugjatet prekin herë murin e herë plagën kokën
Nëpër podrumet e errëta të Evropës Vendasit e mi shesin flamuj të komunizmit Kolla e keqe s´na ndalet njëmijë vjet Njëmijë vjet me flamuj të huaj në dorë
1998
|