Trim i Shqipërisë
E marte, 09-01-2007, 09:36pm (GMT)
Kush ka qenë trim një herë? Aleksandr' i Math i vjerë, Pirrua me shokë të tjerë në Shqipëri kanë lerë, Po nga të gjithë m'i zoti, - Skënderbeu Kastrioti. 0 mbret i dashur, ku je? Ku je, more Skënderbe? Si duron ti nënë dhè? Nukë të vjen keq për ne? Që ditdnë, që 'na le, vendi yn' u bë rajë')... Të lutemi dit' e natë, n'atë jetë ku ke vatë, dërgona shpresë e uratë të mos rrojëmë si gratë... Të ngrihemi të lëftojmë, Turqit ti dëbojmë, Shqipërinë ta shpëtojmë Dhe lir' e me nder të rrojmë.
|