Mëmëdheu
E marte, 09-01-2007, 09:38pm (GMT)
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka, ku më ka dashur mëm' e atë, ku më njeh dhe gur' i thatë, ku kam pasurë shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshët ku kanë qenë dhe varret që kanë vënë, ku jam rritur me thërrime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur ku kam qarë, ku rroj me gaz e me shpresë, ku kam dëshirë të vdesë.
|