Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 07-01-2009, 08:54pm (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Kritika - Analiza
 
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI
E enjte, 06-03-2008, 10:55pm (GMT)

PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI.
(për librin “NJË FIZARMONIKË MES MALESH” të Miri Dhramit)

Miri Dhrami
Tani më pasioni i të shkruarit për prozatorin M Dhrami, është një fat i pa shmangshëm. Ai me librin e tij të parë me tregime “Një fizarmonikë mes malesh” e ka sjellë honin e artit para këmbëve. Ekziston edhe rreziku i urtë i mos hedhjes në atë hon magjik, si narcizëm i gufuar, pasqyrë e shpëlarë me reflekse pellgjesh... Por dua ta shpërfill këtë dyshim. Etja e hedhjes së tij është e sigurt. Atë ja ofrojnë tregime marramendëse si këngë sirenash. Vetëm guximi nuk të tradhton. Dhe unë gjykoj se krijuesi Dhrami duke i pëlqyer rraskapitja krijuese, do t’ia arrij qëllimit. Janë tregimet e tij të bukura që ia përgatitin hedhjen...
Po e nis me tregimin e rrallë “Dhëmbët e krehrit” ; “...atë ditë që u shitën dy krehra njëkohësisht, edhe dielli sikur e humbi. Kishte ngecur midis dy dritareve..,” Tregimi i ndërtuar me një fabul të pa bujshme. Detaje të holla. Botë naive, frurore, varfëri si mërzitje e zverdhur, dhëmbë të imta krehri që sfidojnë madhështinë e rreme të një gjysmë shekulli. E përjeton si tym të mbyllur në shishe që hapet pas vitesh, si ulërima të pagojë, të vuvët, si formë ere të endura fije fije. Pasazhe edhe se të përshkruara thjeshtë, të trazojnë kujtesën e një kohe mjerane. “...shikoja sharrën me një kërshëri të thellë. Pastaj kaloja tek gozhdët që mbathnin kuajt. Aty vërtet hutohesha
pak. E kush do të blinte gozhdë kali, kur në fshat nuk kishte asnjë kalë? pyesja dhe i përgjigjesha vetvetes. (Pyetjet dhe përgjigjet ndaj vetes ishin të preferencës në ato vite) Për mua mjaftonte që kishte diçka në të majtë të vitrinës, ku shtriheshin si kopaçe disa topa stofi, që të tërbonin era naftalinë...”
Duke përfunduar tregimin, arrin në përfundim se Dhrami, nuk është nga ata shkrimtarë që spekulon me varfërinë, tmerret,shkatërrimet, heroizmin, frikën apo dashurinë. Ai nuk ekspozon epifanien. Po të padukshmen e parëndësishme për të tjerë, ai e kthen në vlerë të veçantë.
“Lëkuraxhiu dhe hija” është gati “një ndotje letrare” një pështirosje, një neveri e harruar Sartiane. “... unë, që të bindesha për indetitetin e tij, doja ta shikoja nga sytë. Kërkoja ti gjeja ata krimbat e rrumbullakët, që i flinin qetë poshtë qepallave, të bëra si me dy copëza lëkure...” Dhe më tej: “...hija lëshoi thesin me buzëqeshje diku në anë të rrugës, dhe iu përvesh prej trupit. Ndërkohë ai vazhdonte të sillej i trembur, ngaqë nuk dinte ku ta çonte një lëkurë të shpuar...”
Tregimi është ndërtuar si një skenografi fantastike sa evazive aq edhe e rrokshme. Lëndë e gatshme, grishëse për një film të suksesshëm. “Një fizarmonikë mes malesh” është një tjetër tregim i bukur që e lexon me kënaqësi. Fantazi e nderë si ylber në mes malesh, në hapësirë si vegim. Një fizarmonikë me tinguj të qashtër, të mermertë si dritë polare, magjepse. Zbarztësira që ëndërrojnë mbushjen me dashuri adoleshentësh, si trille subjektive. Zakone të vjetra që këputin zinxhirët e ekzistencës. Muzika e dashurisë që zbut instinktet ngurtësuara të egërsisë gati muzeale. Vetëm njeriu i lirë do të jetë qenie e plotë njerëzore.
“Midis turpit dhe Aliut” është një tregim i zakonshëm si vrasjet në luftë. Histori prej një ngjarjeje të ndodhur. Ai vet çapitet mbi gjurmë të lëna herët. Ndërsa “Aeroplani prej kompensate” , Jakopsi” “Foleza e djegur” etj, janë tregime të veçanta, që e bëjnë të dallueshëm këndvështrimin origjinal dhe risik të prozatorit M Dhrami.
Sot, të jesh vetja duhet të grumbullosh lëndë në dukje të parëndësishme, dhe me ngjasime të vogla, për të ngritur një tërësi të re. Këtë e kupton duke lexuar librin e parë të shkrimtarit M Dhrami. Ky vëllim, si një prezantim i denjë, është edhe një përgatitje sa serioze aq edhe befasuese për një udhëtim jo të zakonshëm. Dihet se gjithmonë fillimet janë të ngarkuara me ankthe drejtimi. Por autori në fjalë me pasionin, talentin, ngazëllimin e brendshëm, përkushtimin e veçantë, me një fantazi të nxjerrë si nga legjendat e grisura prej lashtësisë, ju kërkon të nderuar lexues, që semafori jeshil ti qëndrojë i hapur. Ai nuk ka më kohë të presë në semafor. Vetëm të nxitojë, pasi i
ka shfaqur të gjitha shenjat, se është i aftë për më tej.
Libri i parë ishte veç një nisje e mbarë, që i shërbeu për të zbuluar vetveten. Po kur ajo bëhet e bukur, ngelet një metim për tu rikthyer i pashoqërueshëm.

Athinë 2008.
Alush Avduli.



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]