LULET E KLASËS
E enjte, 13-03-2008, 06:16pm (GMT)
- Çfarë është klasa yte? - Livadh. - E ke përnjëmend? - Për kokë të mamit po. - Si ashtu? - Ja kështu. Ka lule plot - Ç`lule? - Me parfum, me fustana, kordele, gërsheta, farmere, atlete.. - E cila është më e mira? - Vetëm njëra. VJOLLCA. Është si dielli, si liria. Hënë e yje ka në xhaketë. - Do të thotë ti atë e … - E dua shuuuuuuuuuumë. E kam shpirt, zemër. Krejt Loçkë. - Tashti po e di: pas mësimit të pret çdo ditë të shkoni në shtëpi dorë për dore. - Kush të tregoi?! - Zogu i vogël. Ai i di të gjitha.
|