MENDJEMËDHATË
E enjte, 13-03-2008, 06:20pm (GMT)
Me të vërtetë Me të vërtetë Ato Janë bërë tepër mendjemëdha E nuk na shohin shpesh Kur kalojnë para nesh Me kokën te retë!
Vajzat e klasës së tetë Sikur kanë zbritur Nga të tejrat planetë!
Harrojnë flokëgjatat Fjalëçokollatat Mbushur me hare Se edhe ato dikur Ishin në klasë të pestë Kështu sikur ne, Kështu sikur ne.
I kuptojmë Dhe nuk gabojmë, Gjithmonë ngutën Diku shkojnw, Fluturojnë Si pipiruqe, I presin përqafimet Nën qershitë Këmishkuqe .
- Ç`po thua ?! - Dielli i ka parë Me zogjtë me kitarë Më ka treguar ai mua Por të të tregoj nuk dua As nën ftua tek ai krua .
E dinë edhe lulet në livadh: Ky është sekret i madh, shumë i madh!
|