Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 20-08-2008, 09:24am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Kritika - Analiza
 
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II)
E hene, 10-03-2008, 10:53pm (GMT)

ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II)

Këlithitje për Kosovën e ndryshuar

Rexhep Ahmeti

Poeti, i tëhuajsuar nga kjo Kosovë, "gjysëmshqipëri,.. me nje cop liri," kërkon një Kosovë tjetër, jo me shumicë anti-UÇK, por një Kosovë me "shpirt të ndryshuar", që e do të vërtetën, një Kosovë të pastruar shpirtërisht e realisht, pa dominim të krimit dhe pa "grigjën… miope", që nuk mund të durohet asesi.
Kjo vepër ka edhe vlerë të madhe sociale sepse del (botohet) mu në momentin kur Kosova ka nevojë për ndryshim pozitiv shpirtëror e real, kur faktori objektiv ekziston por faktori shpirtëror, moral nuk ekziston, përderisa Kosova të mbetet, me shumicën de fakto e de jure ant-UÇK, deri atëherë Kosova do të mbetet peng i robërisë shpirtërore, dhe kështu siç është, nuk e ka as afër atë që duhet ta bëjë e ta arrij më së shpejti-çlirimin shpirtëror, i cile është sine qua non i çlirimit real, ngase tani si duket në Kosovë pa pavarësi shpirtërore (kulturore) shqiptare nuk ka as pavarësi reale, instutucionale. A ka gjë më të shëmtuar shpirtërisht, se sa kur, mu sot, dëgjojmë qëndrime krejt të ulta e armiqësore ndaj UÇK-së nga gojë të…. disa nënpunësve e funksionarëve që punojnë në institucionet e tashme Kosovës….? "Shpirtësia" e tyre, politika dhe psikologjia e tillë shkatërron themelet e lirisë së Kosovës, të krijuara me aq mund, djersë dhe gjak.
Prandaj kërkesa shpirtërore e poetit Bahtir Hamza, në librin PASTROHU KOSOVË jo vetëm që është shumfishë e arsyetuar sociologjikisht, historikisht, psikologjikisht, estetikisht… por është edhe shkrim modern (edhe sipas nocionit të estetit të letrave shqip-Rexhep Qosjes) sepse tërë vepra e thotë "të mirën dhe të keqen tone". Dhe këtë shqiptarisht, pa mitizime. Mit nuk e bënë as UÇK-në, po vetëm pasqyrë. Ku mendon se edhe UÇK-ja ka dobësi, ia thotë edhe në poezi ( ka edhe teprime kritike për UÇK-në)
Gjithsesi, në këtë vepër, gjejmë kritika të rrasta dhe të ashpëra ndaj shqiptarllave-siç i quan poeti shqiptarët e tjetërsuar por edhe mbrojtje të rrasta largpamëse të emrit dhe indentiteti shqiptar (e mohim të kombit kosovar, Kosovës anti-UÇK apo parazitizmit në Kombi shqiptar. Në Kosovë, dje, kjo shtesë parazitore duke dëmtuar Kosovën përfitonte nga strukturat jugosllave " Sot përsëri përfiton nga strukturat evropiane")

Vepër nga përskajimi (nga margjinat) që ngritet kundër përskajimeve (Psikologjia e perskajimit)

Kjo vepër edhe pse e dalur nga shtresa të përskajura të krijuesve tanë, e shpie apo e zbret lexuesin në labirinthe të padukshme të realitetit shqiptar, ku ai, pa ndihmën e poetit, ndoshta nuk do të zbriste kurr dhe do të mbetej pa i njohur këto pjesë të fshehura (me qëllim nga shërbëtorë të robërisë …) të realitetit konkret që lidhet me Kosovën (brenda e jashte Kosovës). Këto na i zbulon mërgimtari i përjetshëm, mërgimtari dhe poeti modern, Bahtir Hamza "I burgosur me dëshmitarë të rrejshëm/ I shtypur dhe i harruar/Në çdo copë të shëmtuar të kësaj Bote të prishur." Këtu poeti gjenë ngjashmërinë individuale me njeriun e Kosovës dhe me vet Kosovën e përskajuar në Europë.
Fakti se kjo vepër ka dalur nga shtresa të përskajuara dhe të anatemuara të krijuesve tanë, nuk e pengon fare që në të ardhmen kjo vepër ( pasi krijimtarisë shpirterore në Kosove t'ia lëshojnë frymen shtresa e "artistëve të peresosur" që e patën dhe e kanë shti veten në "panteonin" shpirtëror të Kosovës anti-UÇK) të jetë e shënuar dhe e rëndësishme për atë se mund edhe të shënojë diçka të re, apo së paku ta vazhdoj, në mënyrën e vet pasurimin e shkrimit modern në Kosovë.
Ata që e njohin poetin dhe vepren e tij, mund ta thonë edhe këtë mendim: Zor se ka te ne shumë poetë të tillë që si Bahtir Hamza kanë burrërinë që edhe vetes, të tjerëve e Kosovës t'ia qesin pasaqyrën, e para saj të dialogojnë sinqerisht, kritikisht e burrërisht me veten e me gjërë. Këtë e dëshmon edhe kjo vepër. Kjo i duhet edhe procesit të ndryshimit të shpirtit të Kosovës dhe arritjeve të sukseseve në rrugën po aq të vështirë dhe jo te shtruar me lule të Çlirimit shpirtëror të shqiptarëve. Merita më e madhe është se poeti në këtë vepër tregon se ky ndryshim (transformim) është bërë i domosdoshëm. Ndaj poeti ndryshimin e domosdoshëm e ndien fort dhe e lidh me lumturinë:
Do të isha më i lumturi
po qe se për popullin tim
një ditë do të më thoshin
me shpirtin e keq e ka zëvendësuar
me antidrogë,
me me antispiunë,
me antitradhti,
………………
me demokraci,
do isha më i lumturi.
Urdhëri i Kohës

Sikur ndryshimi po bëhet urdhëri i tashëm i domosdoshëm i situatës ekzistenciale në Kosovë. Objektivisht, Kosovës i duhet pastrimi i hapësirës nga bërllogjet ekzistuese dhe, po ashtu i duhet pastrimi i kohës së re nga negativitetet e kohës së vjetër. Kosovës i duhet edhe pastrimi subjektiv shpirtëror sepse bartësit e së vjetrës dhe dhunuesit e së vërtetës me gënjeshtrat e tyre mundohen "Të ma humbin të vërtetën dhe të drejtën e ekzistencës."-thotë një varg i poetit në poezinë e cila përfundon me vargjet:


Ndaj,PASTROHU KOSOVË
Me faqe të bardhë dil para bote!

Estetika e ndryshimit dhe poezia
(Në veprën " Pastrohu Kosovë")

Po të lexohet me vëmendje dhe ta studiohet në tërësi kjo përmbledhje me poezi nga aspekti estetik do të vërejmë se këtu estetikë është patosi i ndryshimit të objektit poetik, që është Kosova. Pastrimi shpirtëror dhe real nga e vjetra e shëmtuar dhe e dhunshme ndaj së vërtetës estetike dhe jetësore- vetvetiu është estetikë poetike dhe shpirtërore. Ndryshimi (E ndryshuara) është këtu edhe lumturi jetësore dhe estetike.
" Nuk mundesh të shohësh dritë, po nuk e bëre ndryshimin e shpirtit Kosovë."
E shëmtuara dhe negativja e Kosovës dhe e kombit është shumë e pranishme dhe gati dominuese në këtë përmbledhje poezish ngase ajo në të përtashmen kolektiv të Kosovës mbulon të vërtetën, të drejtën dhe ngulfat ekzistencën (ekzistuesen) në Atdhe dhe mes njerëzve shqiptarë. "E shëmtuara të vdes(Ty) për së brendshmi". Por për ta tejkluar të shëmtuarën ekziston këtu edhe njëshmëria, uni shqiptar që lidhet me heroiken, fitoren, madhështoren (E madhërishmja). Kolektivja (shqiptarët) edhe pse është mbetur ende në kërkim të madhështores së tyre-"Në kërkim të diellit" edhe kur ushtrohet dhunë (e dhunshmja) dhe krim (kriminelja) mbi ta kanë bindjen (E bindura) se-" Dielli nuk vritet."
E thjeshta në këtë vepër bëhet funksionale dhe së bashku me kritikën, të sinqertën e optimisten bëhen funksionale sa që e bëjnë më pak të dukshme të papërgatiturën ( joprofesionale) e cila të befason shpesh me të thellën si dhunti krijuese shqiptare.
Në këtë vepër, duket sikur del edhe një kategori e re estetike në krijimtarinë tonë të sotme në Kosovë. Kjo është e përskajuara (margjinalja) e cila duke mos u pajtuar me përskajimin dhe duke dalur nga ai bënë hapje estetike, e lidhje edhe me kategoritë tjera estetike që i përmendëm më lart. Dhe këto kategori estetike vetëm e pasurojnë krijimtarinë shpirtërore në përgjithësi duke na dhënë kënaqësi estetike dhe duke na motivuar edhe më për estetikën e ndryshimt dhe të pasurimit të vazhdueshëm në fusha të ndryshme të krijimtarisë shumëdimensionale dhe të pakufishme ( të pafundme)
(Fund)

31 mars 2005, Trepçë-Prishtinë

Marre nga gazeta “PENA SHQIPTARE”numer 7(shtate) qershor.2005.Prishtine



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]