Korbi dhe Dhelpra
E marte, 09-01-2007, 09:46pm (GMT)
Tek një lis sipër në majë korbi qëndroi të hajë një copë djathë që mbante në qeft. Kur nisi të hante, shkon një dhelper' e mallëkuar, se i ra erë djathë i vjeshtuar. Dëshiron ta haje vetë; "Mirëdita mik i vjetrë, bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrë me pendë të bardhë; në di të këndosh përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërosh" Të tregoje zënë zoti korb gërrhiti dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti dhe korbit i tha: "Ndëgjo, budalla: ata që lëvdojnë, me gjë të botës duan të rrojnë. Zot, kjo këshillë që të rrëfeva, sot vlen më tepër se kjo copë e djathit që të rrëmbeva" Tha zonja dhelpër dhe iku me bisht përpjetë. Korb' i shkretë, korb' i mjerë, u turpërua dhe u betua të mos gënjenet dhe tjetër herë.
|