Ujku dhe Qengji
E marte, 09-01-2007, 09:48pm (GMT)
M'i forti në këtë jetë, punon dhe bën si do vetë. Një qengj i majmë shumë pi ujë në lumë. Një ujk u lëshua dhe iu afërua: Uria e kish shtrënguar dhe kish dalë për të gjuar. - Pse trumbullon ujë?, - thotë gjakëtori, se kur e pa gengji nga frika përmori. - Zot' i math, - tha qengj' i ngratë, - Ndëgjomë, jeta t'u ngjatë, mos u zemëro, të lutem shiko. Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmi mua ujë të kulluar, - Jo! U trumbullua. Pastaj kam ndëgjuar që më ke sharë një vit më parë. - Zot, s'kesha lerë. - Yt vëlla. - Po s'kam. - Të tjerë, yt at, qentë dhe baritë rrin' e më shajnë përditë, nukë kam dyshim, ndaj sot s'ke shpëtim, se për këtë shkak dua të marr gjak. - Dhe u hodh e zuri, ndë një pyll e shpuri, e mbyti, e çqeu, se kshtu i pëlqeu.
|