Luani dhe Miu
E marte, 09-01-2007, 09:49pm (GMT)
Në këtë botë sa rrojmë njëri-tjetrin të ndihmojmë: i math, i vogël, të tëre ç'jemi, për njëri-tjetrin nevojë kemi në këtë jetë. Për këtë gjë të vërtetë dy përralla do të themi. Një mi kur doli nga dheu, ndë thonj të luanit ra; po luani kur e pa, zemër të madhe rrëfeu, se minë të gjall' e la. Po dhe miu kur shpëtoi, të mirën nuk' e harroi, me të tepër ia pagoi. Një luan, një egërsirë, pa të mirë nga një mi, si s'e pandente njeri: Në një pyll në shkretëtirë, i mjeri luan, u zu me dhokan; thërret, bërtet, qan me lot se nga dhokani s'del dot, q'e zuri në këmbë. Po miu me dhëmbë, ep e merr sa e nxjerr; hyn e del, prish një tel, të tërë dhokanë dhe shpëton luanë. Fuqia dhe zemërimi s'mbarojnë ç'mbaron durimi.
|