Ujku që Gjykohet me Dhelprën Përpara Majmunit
E marte, 09-01-2007, 09:52pm (GMT)
Tregojnë se një ujk plak zu një dhelpër vjedharak dhe nukë priti, ndë gjyq e ngriti. Një majmun ishte kadi, Avokat s'vunë njeri, të dy palët vetë vanë, kuvenduan kundërshtuan, të dy shumë fjalë thanë. Majmuni, kur i ndëgjoi, kupëtoi atë ditë djallëzitë. "U di mir',e di, tha zoti kadi. U mora vesh ç'ini: që të dy faj kini, që të dy do t'u gjykoj dhe do t'u dënoj Ti, ujk, qahej sot pa vrarë, se gjësend s'të kanë marrë; ti, dhelpër, me këtë kokë, je vjedharak që s'ke shokë". Kurdoherë, që keni për të ,gjykuar njerz të liq, s'duhet menduar gjat' e gjërë.
|