Njeriu dhe Fytyr' e vet
E marte, 09-01-2007, 09:54pm (GMT)
Një njeri pa mënd në kokë, mburrej e lëvdohej vetë, pandehte me të vërtetë q'ish i bukur e s'kish shokë, ndaj ishte shum' i gëzuar. Vërtet pasqyra s'kishte mëshirë ta tregonte të shëmtuar. Po thosh: pasqyra nuk' është e mirë. Nga kjo lajthitje që ta kërrejnë dhe të duket e vërteta, gjithë pasqyrat e shkreta kur i shikon, e rrëfejnë me një fytyrë shumë të ndyrë. Që të mos shohë kurrë pasqyrë, ç'punoi miku? U ngre dhe iku lark, ndëpër ara Për fat të keq, sheh përpara një liqen të pashënuar, me ujë fort të kulluar. Ndë këta ujë kur u shikua u zemërua, se prap ju duk fytyra si te pasqyra, Domethënë, me një fjalë, kjo përrallë Eshtë bërë për të tërë: për veten tonë, të gjithë ç'jemi këtë mendje kemi. Gjithë njerztë faje kanë, për ne si pasqyrë janë: ky njeriu faqeziu që qesh o mburr vetëhenë, është shpirti ynë vetë, Sa për liqenë ndë vënd të shkretë, me ujëkulluar, tregon librat që ke shkruar.
|