Bretkosa që Deshi të Trashej sa një Kà
E marte, 09-01-2007, 09:56pm (GMT)
Bretkosa sa një ve, pa një ka sa një deve dhe nakari nuk' e la, desh të trashet sa një ka. Kur vu këtë gjë ndër mënd, vate u shtri ndë një vënd duke ngrën e duke pirë, që të fryhet sa më mirë. - Shihni, shihni, sa u rrita, - thërrit e thoshte përdita. - Mos u mburr' e mos u mbaj, - i thoshnë shoqet e saj. - Shihni, nukë jam sa demi? - Jo! - Shikoni. - Jo, të themi. - Pa shikoni këtë bark si të kaut. - Jo, je lark! - Bretkosa, nga marasi, u fry, u fry gjersa plasi. Shumë njerëz ndë këtë botë thone se janë të zotë; si bretkosa mendohen mburren e lëvdohen.
|