SHEFKI OLLOMANI, POET, PUBLICIST DHE ATDHETAR
n nga Hysen Ibrahimi, politolog, Suedi-Förslöv, 15-04-2008
KRIJIMTARIJA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI
Krijimtarija dhe veprimtarija e z. Shefki Ollomani, tani më ka lënë gjurmët e tijë në krijimtarinë e tijë poetike, publicistike dhe atëdhetare.
Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin e tij me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky i titulluar ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.
Vet titullimi ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, nga autori Ollomani, le të kuptoi, prirjen e poetit në ndërtimin e fushës poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.
Gjatë leximit të këtij libri, me poezi të zgjedhura nga poeti Ollomani, kemi me vërejtur se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike e Kombëtare, e që janë tejet frymëzuese për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.
Të gjitha këto preokupime të çështjes Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t’i paraqet përmes poezisë, donëse ka një stil të veçant nga krijuesit e tjerë, që ai në poezinë e vet futë edhe paknaqësit aktuale të kohës, si një kritik i rrept, duke i bërë roje çështjes madhore Kombëtare. Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare, prekun thellë shpirtin e poetit Ollomani, e frymëzojnë për të krijuar dhe për t’u ballafaquar me realitetin herë të dhimbshëm e herë të arsyeshëm, por rrallë shumë rrallë të arritshëm.
Libri i poetit Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, evidenton dëshmitë e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës, e që poeti tregon një prirje vërtetë krijuese, tejet kuptimore me një përjetim të thellë shpirtëror, që bëjnë me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar, se jeni në përcjellje të çdo ”veprimi” të punës suaj, rreth çështjes Kombëtare.
Në poezinë “JAM…”, poeti Ollomani, bënë një prezentim, një hyrje modeste, por domethënëse dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:
Lexo :
JAM…
Shkruan: Shefki Ollomoni
Jam njeri dhe shqiptar,
Jetoj me nderë, jam krenar.
Jo rastësisht poeti cekë, ”Jam njeri dhe shqiptar”, ”Jetoj me nderë, jam krenar”. Kjo për lexuesin tingëllon për të ndikuar në natyrën e qenies individuale, për të menduar secili për veten e tij, se çfar është, çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon më tutje:
Jam poet dhe pishtar,
Shkruaj me mall digjem si zjarr.
Jam patriot dhe luftëtar,
Atdheun me zemër, lirinë në ballë.
Jam flakadan dhe zemërluan,
Përmes errësirës me penë e jatagan.
Poezia e cituar në tërësi (gjë që nuk praktikohet gjatë vlerëzimeve poetike), ka një mesazh për njerëzit, për botën e njeriut të sotëm, që t’i këthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e më postaj të krijohen hapësirat real të veprimit të mëtutjeshëm. Bie në sy formulimi i kësaj poezie : ”Jam poet dhe pishtar”, ”Shkruaj me mall digjem si zjarr”, ide sygjeruese, që realizon idenë : ”Jam patriot dhe luftëtar”, ”Atdheun me zemër, lirinë në ballë”, ”Jam flakadan dhe zemërluan”,”Përmes errësirës me penë e jatagan”. Kjo poezi e poetit Ollomani, nuk është e krijuar e përjetimeve të poetit, por është një ”Himn”, i librit
”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, e poetit Shefki Ollomani.
Në poezinë e poetit në fjalë: ”MOS E LENI…”!
Lexo :
MOS E LENI…!
Shkruan : Shefki Ollomani
Mos e leni idealin të vyshket !
Mos e leni pushkën të ndryshket !
Mos e leni plisin të përlyhet !
Mos e leni fytyrën të nxihet !
Titullimi i kësaj poezie ”MOS E LENI…”, nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymën origjinale të përjetimit të autorit, që presupozon mundësin e ”lënjes” të idealit, të pushkës, përlyerjen e plisit dhe fytyrën e nxirë po qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë arritjeve dhe synimeve Kombëtare për Liri dhe Pavarësi. Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin poetik. Prek ngadal por me kujdes ngacmon ndjenjen e lexuesit duke provokuar shpirtin kombëtar, në zgjimin nga një amulli e mundshme sipas poezisë ”MOS E LENI…”.
Në strofën e pestë të kësaj poezie ”MOS E LENI…” autori shkruan:
Lexo :
Mos e leni shpresen të shuhet!
Mos e leni besën të zhduket !
Mos e leni krenarinë të kërruset !
Mos e leni zjarrin të fiket !
Kjo vjershë e ndërtuar si një ”apel”, që thërret të mos e leni, lidhet gjithnjë me titullin e kesaj poezie ”MOS E LENI…” që në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh për ardhmërinë. Shtrohet pyetja, pse poeti e lidhë tërë poezinë me ”Mos e leni”? Pse nuk e ka titulluar me një teskt tjetër ?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë që tani është e formuluar. Poezia e poetit Ollomani, manifeston një protestë në mbrendësi, artikullon frigën e ramjes morale e njerëzore të mundshme drejtë rrugës për Liri. Kështu që për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori e piketon me iden e të formuluarit të kësaj poezie.
Lexojmë me vëmendje: ”Mos e leni shpresen të shuhet”, ”Mos e leni besën të zhduket”, ”Mos e leni krenarinë të kërruset”, ”Mos e leni zjarrin të fiket”!
Poeti Ollomani prekë ndjenjen kur thot: ”Mos e leni shpresen të shuhet”! Pse pikërisht potencon ”shpresen”!? Sepse besimi i krijuar për arritjen e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare, dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet “shpresa”, optimizmi real.
Poeti njef mirë mundësinë e arritjeve të veçanta, prandaj ai futë në strofë kur thot: “Mos e leni besën të zhduket” !? Çfar lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani, nga “shpresa” del menjëherë tek “besa”!? Çfar don të thot poeti me vargun e krijuar të poezisë “mos e leni besën të zhduket” ? Sigurisht, se poeti ka njohuri të thella në krijimin e letërisë poetike dhe kap fjalët më me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalën për “besën”. Fjala “besë”, tek populli Shqiptar, është fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin e përbashkët për një qëllim të caktuar, fjalë që lidhet ngusht për të përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë që për asnjë moment nuk guxon të prish marrëveshjen pavarësisht svidave…..!
Ose poeti kur thot, po e citojmë : “Mos e leni krenarinë të kërruset”, “Mos e leni zjarrin të fiket” ! Edhe “krenaria” ka sombolikën e vet, por gjithësesi është prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :“Mos e leni zjarrin të fiket” ! Fikja e zjarrit në voter, simbolizon idenë e mbarimit të asaj familje që vdesin të gjithë burrat, e që mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashigimija Kombëtare…..etj !
Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë shumë lartë të prekë opinionin duke krijuar ndjenjën e përjetimit. Orjentimi i poetit Ollomani, ka për synim, që tragjika e krijuar, të mos mbetet mbrenda përmbrenda të kufijëve të caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.
Në strofën e parafundit dhe të fundit të poezisë ”MOS E LENI…”, shkruan :
Lexo :
Mos e leni betimin pa realizuar !
Mos e leni lirinë pa e fituar !
Mos e leni atdheun pa e çliruar !
Mos e leni Shqipërinë pa e bashkuar !
Mos e leni as sot, as mot !
Mos e leni atdheun pa zot !
Mos e leni mos, mos, mos !
Mos e leni armiku t’ju sos !
Në të dya strofat, shifet se poeti Ollomani, nuk ka probleme e të formuluarit në fjalë të reja shprehëse poetike. Ka shtrirje të gjërë dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që lidhet ngusht me titullimin e poezisë. Edhe në këto dy strofa në vargjet e poezisë ”MOS E LENI…”, inkuadron shprehje me ndikim që e prekun jetën konkrete të ngjarjeve. Lexo me vëmendje,
„Mos e leni betimin pa realizuar“, kështu që poezia arrinë formën e përpjekjeve të poetit. Betimin! Çfar don te thot poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !
E dinë ai se është dhënë ”betimi” ? Pa tjetër se po. Shifet se poeti është i implikuar në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo është një njohës i mirë i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon ”betimin”, si një fjalë me peshë të njejtë që e cekëm te fjala ”besë”. Betimi, është një premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen e një pune deri në mbarim. Për të mos e lënë punën pa kryer, duhet të betohet njeriu. Betimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për të kryer një detyrë, ose për të luftuar në përputhje me kërkesat Kombëtare.
* * *
Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të ndërtimit të poezisë, e cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombëtar, së paku kjo qëndron në këtë libër ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, duke dëshmuar një prirje poetike.
Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal, sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e titullon :
”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”!
O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që përjetojmë drama të tilla?! Kjo poezi, pa tjetër se krijon emocione rrënçethëse, edhe tek lexuesit që lexojnë me një vëmendje të përkushtuar, do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve të mërguara, që u ndalua nga një pushtet barbarë, për vizitë vendit të vet vendëlindjes. Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë kryesore në të tri strofat e që fillon me : ”Ecë”, ”Ulem” dhe ”endem”.
Pa tjetër se kjo poezi, është njëra ndër poezitë më prekëse, që lidhë kryesisht problematikën që është trajtuar poeti nga barbarët sllavo/maqedonas.
Po e marrim strofën e parë të poezisë :
Lexo :
”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”!
(Në vendlindje, pas 13 vitesh)
Shkruar nga : Shefki Ollomani
Ecë mbi tokën tënde të bekuar,
Ecë mbi malet e gjelbëruara,
Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,
Ecë mbi fushat me lule e flutura,
Ecë mbi trojet tua – Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë,
Çka mund t’i shtohet tjetër kësaj strofe ?! Asgjë. Përveq përshkrimit në vargje të kësaj tragjedije, kjo me aftësinë e krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet në dramë të llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me këmbët e tij, hecë nëpër tokën e vet të bekuar. Hecë mbi truallin e vet etnik. Poezia ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, mbrenda përmbrenda poezisë, krijohet përshtypja e mundësisë së një paraqitje para syve, duke hecur poeti mbi tokën e bekuar të stërgjyshëve të tij, mbi malet e gjelbëruara, të bekuara me lule e flutura, mbi truallin – ILIRIDË, dhe zemra dhe sytë e poetit vjen drita ! Këtu poeti errinë aq lart, që kësaj poezie ja jep shpirtin, e ”shpirtëzon”, e ngjallë duke dëshmuar se është një poet i veçant me prirje poetike. Këtu në këtë poezi shofim, se poeti gjatë ndërtimit të poezisë
”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, arrinë që të shprehë në vetvete : ”Ecë mbi tokën tënde të bekuar”, hecje me bekimin e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE, ”Ecë mbi malet e gjelbëruara”, ”Ecë mbi lëndinat e tua të bukura”, ”Ecë mbi fushat me lule e flutura”, ”Ecë mbi trojet tua – Iliridë”,”Dhe zemra e sytë më mbushen dritë” !
Vallë, poeti e cekë në vargun e fundit ”dhe zemra e sytë më mbushen dritë”, çfar don të thot me këtë poeti Ollomani ? A thua se 13 vite, poeti e konsideron një terr pa dritë ?! Pa tjetër se po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritë e cila lëshon rrezet e energjisë atdhetare, që vinë nga dielli i bekuar. Dritë që poeti e vlerëson një rrezatim, një shkëlqim që e ka ndriquar edhe syrin edhe zemren me t’u kthyer në Atëdhe.
Në strofën e dytë poeti vazhdon me të njejtin përjetim dhe ”shpirtëzim”poetik, duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë
”MBI TROJET TUA – ILIRIDË :
Lexo :
Ulem mbi livadhet tua të lukëzuara,
Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara,
Ulem mbi bregoret në formë plisi,
Ulem pranë varreve të t’im fisi,
Ulem pranë votrës me oxhak,
Ulem pranë kullës me bajrak,
Ulem e përkulem para teje - Iliridë,
Dhe zemra e sytë më mbushen dritë.
Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin në këtë poezi, përkundrazi shprehë hapur brengen e mallit për vendin e lindjes, për livadhet, për gurët e e kalave të lartësuara......., duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij të këthimit në Atëdhe pas 13 viteve, e që e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse poetike.
Poeti për asnjë moment nuk arrinë të lirohet nga ballafaqimi i përjetimit në Atëdhe, gllabërohet i tëri në ambjentin e përjetimit dhe vuajtjeve të viteve që për asnjë moment nuk e ka harruar vendin. Ulem ! Çka paraqet poeti ketu !? Lexo me vëmendje, me përqëndrim:
”Ulem mbi livadhet tua të lukëzuara”, ”Ulem mbi gurët e kalave të lartësuara”, ”Ulem mbi bregoret në formë plisi”, ”Ulem pranë varreve të t’im fisi” ! Në secilin varg, kemi me vërejtur se poeti gjenë shprehje që i dalin nga thellësia shpirtit. Është për t’u quditur se si ka mundur që aty për aty të rënditë vargjet, gjë që kjo nuk ka mundur të ndodhë. Por, është ma se e vërtetë se ideja e thurjeve të vargjeve, janë aty për aty të krijuara, gjatë përjetimit të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj janë shumë origjinale, poetike dhe me një vlerë të thellë artistike. ”Ulem mbu gurët e kalave të lartësuara, mbi bregoret në formë plisi, pranë varreve të t’im fisi” të gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror, sidomos kur poeti përkulet para ILIRIDËS, e pastaj është ulur mbi varret e fisit të tij.
Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet domethënëse, tejet me një fuqi poetike të rrallë. Këtë lloj poezie të një stili të veçant të të krijuarit, nuk mund ta gjeshë tek secili poet. Për këtë po ja lëmë lexuesit që të lexoj vet, këtë poezi dhe krijimtari të poetit të shquar Shefki Ollomani, në librin e tij, ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.
* * *
Në librin e poetit Shefki Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, me poezi të zgjedhura, do të hasim shumë poezi, që kanë vlerë poetike e artistike. Pa fije dyshimi mund të themi se krijimtarija e poetit Ollomani, ka një disiplinë, ka plan me një strukturë të caktuar të krijimtarisë poetike.
Lexuesi do të hasë në shumë periudha, ngjarje që janë përfshi në poezinë poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.
Poeti Ollomani, në shumë poezi precizon idenë dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.
Po e marrim poezinë e poetit Ollomani ”KËSHTJELLA E LIRISË”:
Lexo :
”KËSHTJELLA E LIRISË”
Shkruar nga : Shefki Ollomani
Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,
Kështjellë prej gjakut të rinisë,
Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,
Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,
Kështjellë prej betoni e qëndrese,
Kështjellë prej prej hekuri e bese.
Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar. Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara me mure të larta prej guri, të trasha dhe të pajusura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit Kombëtar nga armiq shekullor, vend ky që kemi mundur të sigurohemi nga armiqët barbarë sllav. Në kështjellat tona ështe bërë luftë e tmerrshme, gjë që poeti jo rastësisht komunikon me ”Kështjellën” përmes vargjeve poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e quan me të drejtë : ”Kështjellë prej gurësh të Ilirisë”, sepse vërtetë kështjallat tona janë të ndërtuara me gurë të truallit ILIR.
”Kështjellë prej gjakut të rinisë”, ”Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve”,”Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve, ”Kështjellë prej betoni e qëndrese”, ”Kështjellë prej prej hekuri e bese”, kanë një kuptim logjik, sepse kështjellat tona e kanë edhe gjakun e rinisë, eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kefkat e luftëtarëve e që poeti e rrumbullakson këtë strofë me vargun, kështjellë prej betoni e qëndrese. Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim dhe është shumë imponuese, përshkrimi poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani, në varg, ljedh fjalët poetike me një cilësi dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për kështjellën fjalë qëndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse kështjellat që ishin të forta , edhe të parët tanë qëndruan stoik në istikamet e kështjellave. Që këtë Kështjellë ILIRE, mund të kishim quajtur, ”KËSHTJELLË FISNIKRORE”.
Prandaj, poeti Ollomani, me përsosshmëri gjenë metoden e të formuluarit poetik.
Në strofën e katërt të poezisë ”KËSHTJELLA E LIRISË”, poeti Ollomani, shkruan:
Lexo :
Kështjellë prej kullash të rrënuara,
Kështjellë prej fisesh të dëbuara,
Kështjellë prej librave të djegura,
Kështjellë prej lëkurave të djegura.
Ose në strofën e fundit:
Kështjellë me themele në tokën arbërore,
Kështjellë me majat a lartësive qiellore
Kështjellë me bedenat e shqiptarisë