Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 20-08-2008, 09:26am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Kritika - Analiza
 
Njeriu i Kadaresë në rrethim
E diel, 11-05-2008, 11:50am (GMT)

“The Financial Times” shkruan për romanin e fundit “Rrethimi”

“Njeriu në rrethim” është titulli i artikullit të Ben Naparstek botuar në numrin e djeshëm të prestigjiozes “The Financial Times” kushtuar shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Është një titull që sugjeron dy kuptime: një që i referohet romanit të fundit të përkthyer në gjuhën angleze, “Rrethimi” të cilin ne të gjithë e njohim me titujt e dikurshëm “Kështjella” ose “Tamburët e shiut”; kuptimi i dytë i referohet krijimtarisë së Kadaresë nën diktaturë. Edhe ky artikull si shumë të tjerë botuar sidomos pas njohjes së shkrimtarit si fitues i “Man Booker International Prize” 2005, nuk i rezervon klishetë sidomos ato që thuhet shpesh për raportin e letërsisë së tij me tiraninë.

Kështu, gazetari Naparstek shkruan edhe për “Pashallarët e kuq” si poemë që satirizon paranojën e regjimit dhe që autori e shkroi më 1975 pasi “regjimi e dëboi për disa muaj Kadarenë në një qytet të largët dhe e ndaloi për tre vjet që të botonte”.

Më pas shënon: “Kadare gjithnjë në intervistat e tij ka këmbëngulur që shqiptarët e dinin që ai ishte kundër regjimit. Sigurisht ai i kamuflonte kritikat e tij politike duke përdorur alegorinë dhe suazën historike – Kina e Maos tek “Koncerti”, Shqipëria e vitit 1930 tek “Dosja H” ose Egjipti i lashtë tek “Piramida”. Edhe për këto përfytyrime të shoqërive të mbërthyera nga terrori dhe mosbesimi kishte një nëntekst të qartë”.

Edhe romani “Rrethimin” (The Siege) i pëkthyer nga David Bellos, i botuar nga “Canongate”në fillim të majit, 328 faqe, aq pak sa analizohet shihet brenda kësaj suaze interpretimi. Ngjarjet që vendosen në shekullin 15, një rrethim që turqit i kanë bërë një kështjelle shqiptare. I shkruar më 1969, romani i pestë i Kadaresë është vendosur në shekullin XV duke aluduar për Shqipërinë e vitit 1968 kur Sovjetiket pushtuan Çekosllovakinë, dhe Hoxhën e kapi ankthi se mos po i vinte radha Shqipërisë. Duke u ndalur tek otomanët, armiqtë e Shqipërisë, Kadare krijoi një portret të tiranisë me paralele për regjimin e Hoxhës...

Duke e mbyllur recencën “Njeriu në rrethim”, gazetari shkruan: “Ajo çka përcjellin romanet e Kadaresë është pamundësia për të jetuar në totalitarizëm pa qenë i përzier me të”. Dhe më tej: “Që Kadare mbijetoi nga regjimi i Hoxhës, kjo është e jashtëzakonshme. Romanet e tij kanë siguruar një ushqim imagjinar për një popull të uritur për jetë kulturore. Disa bashkëpunime të detyrueshme me regjimin është e vështirë t’i shohësh si krime të dënueshme. Kjo, sigurisht, do të ishte logjika e tiranisë.”

Shekulli


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]