Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 08:09am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Kritika - Analiza
 
Nijazi Ramadani: Mbi dy drama të Ramadan Mehmetit "Ura e Maskatarit" dhe "Poshtërim i ndjenjës"
E merkure, 28-05-2008, 06:23pm (GMT)

Mbi dy drama të Ramadan Mehmetit "Ura e Maskatarit" dhe "Poshtërim i ndjenjës"

Autori Mehmeti ka krijuar një profil të veçantë në krijimtarinë letrare për pos në poezi, tregim edhe në dramë, ai i ka shprehur shqetësimet e vazhdueshme përmes artit të tij poetik dhe dramatik universal të individit dhe kolektivitetit dhe të një shoqërie gjithë njerëzore
 
Nga Nijazi Ramadani

Shkrimtari Ramadan Mehmeti opusin e tij krijues e ka pasuruar si autor i 14 veprave poetik me poezi si dhe të një përmbledhje me tregime dhe i dy damave "Ura e Maskatarit" dhe të një tjetër tragjedi-komedie bashkëkohore "Poshtërim i ndjenjës", vepra këto shumica të botuar në SHB "Rozafa", editoi ai.. Autori Mehmeti ka krijuar një profil të veçantë në krijimtarinë letrare për pos në poezi, tregim edhe në dramë ka shprehur shqetësimet e vazhdueshme përmes artit të tij poetik dhe dramatik universal të individit dhe kolektivitetit dhe të një shoqërie gjithë njerëzore. Para një viti ka dalë edhe me një dramë "Ura e Maskatarit", duke dëshmuar kreativitetin artistik dhe letrar të tij, edhe në këtë zhanër të krijimtarisë letrare.Autori Mehmeti qysh te libri me poezi, "Loja e Ruletit", Plejada, Prishtrinë, 1994, fare natyrshëm nis të tregoi trazimin dhe shqetësimin shpirtëror për tu marrë me zhanrin e kësaj mbretëreshe tëndërtimit të një subjekti imagjinativ dramatik, por natyrisht e shprehur përmes vargjeve poetike. Këtë trazim shpirtëror rreth Urës së Maskatarit e hetoi me rastin e botimit të veprës poetike "Loja e Ruleti', Plejada, Prishtinë, 1994, shkrimtari i madh i letrave shqipe, Beqir Musliu, i cili me këtë rast shprehet se"këtë realitet që e jetësojmë apo përjetësojmë si një imazh poetik, për t'u "shëndrruar" në një histori të dhembshme edhe  po ashtu poetike, të gjëllisë sonë. E çndodh në(n) Urën e Maskatarit të Gjilanit, thua ti?! Po ndodhi ajo që ndodhi, pra u bë Krimi, mund të thotë poeti. Dhe, në të vërtetë, Ndodhi Ajo Që ndodhi, Krimi. Kush nuk dëgjoi për Masakrën e Gjilanit, për të gjitha këto i shënoi në lëkurën e tonë, tatuazh, pikrisht kjo, e njëjta Urë, Ura e Maskatarit në Gjilan.Autori Mehmeti "zbuloi" plagën që kullonte gjak dhe, pikërisht mbi këtë plagë i vihet gishti për të ndal rrjedhën e tij. Drama thurët e shthuret mbi këtë temë  tragjike historike që për kap dimensione etnogjenetike, morale dhe psikosociale. Pikërisht mbi këtë skelet dramatik ndërton strukturën e fuqishme dramatike me ngjarjen, duke i përjetuar monologun e rrëfimtarit  dhe dialogun e masakruesve që ia shpërfaq me këtë rast prishjen e tyre shpirtërore, urrejtjen si sjellje patologjike dhe etjen prej egërsis mishngrënës e gjakpirës.Dramës i mungojnë heronjtë dhe aktet heroike, duke mos pasur intermexo pos vrasjet makabër sepse heroizmi i tyre është mishërimi për dheun  për të cilin e japin kokën e nuk e lëshojnë atë.
Vrasjet në turma të lidhur dhe që therën si kopetë e robërve e të flijuarve të cilat ngjasojnë me kohërat pagane. Pra ushtrimi i dhunës nga i fortë mbi të dobëtin, duke u shpërfaqur egërsia, eskadrilat vrastare, mbulesa që ndërlidhët mes veprimit skenik që tregon faktin se "Ujku qimen e ndërron e zanatin jo".Vetëdija ndërlidhja e tij përmes Narratorit dhe publikut që rihap kujtesën dhe shikon ngjarjen që përcillet me ndjenjën për dhembjen, duke ngulitur në vetëdije besimin në vetveten dhe situatën se çdo gjë nuk ka përfunduar.Tipizimi i personazheve të dramës i përgjigjet ngjarjes që ndodhinë pa ngjyrime, por duke i shpalosur me një aure të së kaluarës nën petkun "bardhezi", si personazhet e rrethanës Sonja, Milloshi, Milani, Milici që logjika e tyre nuk mendon ndryshe pos vrasje e dhunën mbi masat për ti zhdukur dhe zhbërë nga faqja e dheut, si dhe në anën  tjetër ka portretizuar fuqishëm figurat skenike Habibi,Gjergjin, Muharremi, Mihanën dhe Bardhoshin që kanë qasje tjetër për jetën për mundësin e mbijetesës nga  zhdukja biologjike e tyre dhe fëmijëve për të pasur të ardhmen. Ndjenjat dhe veprimet skenike thurën pran Urës së drunjtë që lidhë dy anët e saj, vendi ku identifikohet si kasaphane për masakrën.Kjo simbolikë e Urës është mjaftë e mitizuar, por ngjarja përcillet me fatin tragjik që deri me ditët tona që nuk mbetët që pikërisht dramë të ndjek këtë art për t'ia prerë fatin tragjik të jetës ballkanase. Drama tjetër "Poshtërim i ndjenjës"  Ramadan Mehmeti në dramën e dytë "Poshtërim i ndjenjës" të një tjetër  të cilën fare natyrshëm është vendosur në tematik të  zhvendosur si tragjedi-komedie bashkëkohore. Këtu ndryshe nga drama e parë ka simbolikën e dramës së absurdit, vjen duke u rritur graviteti i besueshmërisë në rrjedhshmërinë e ngjarjeve skenike që pasojnë njëra pas tjetrës. Fillimisht fillon  me një ndjenjë të lumturisë së përkohshme që bie si viktimë njeriu i sinqertë, duke ndërtuar subjektin e fatit të njeriut  mbi poshtërimin dhe fatalitetin që i bëhet qenies njerëzore. Struktura e tekstit dramatik ndërtohet mbi një përzierje zhanresh tragjik-komike. Ku për disa veprime skenike shoshitet vetëdija komike e personazheve që përfundon me tragjedi, e cila për publikun është një surprizë për të parë personazhet e ngjarjes dhe të rrethanës si ngjarje virtuale tragjikomike. Si bie rasti i tradhtisë bashkëshortore, përndrydhja e ndjenjave, dramaciteti i ndodhive brenda rrethit familjarë, etj. Një temë mjaftë e aplikueshme për skenën është nënshkrimi i letrës së trashëgimisë që bie si marramendje e vetëdijes së Nelit që ngjarja thurët mbi fatin e saj, duke u përmbyllur me një përfundim mjaft të zymtë  që ndërlidhet me fatin e personazhit të Nelit.Dhe, duke zheshur nga petkat jo morale të hipokrizisë së personazhit (Beka, Marta, etj).



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]