Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 10-10-2008, 09:04pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Kritika - Analiza
 
Mark Simoni, një libër për fëmijët e dhimbjes të ikur këso bote
E premte, 13-06-2008, 06:39pm (GMT)

Nga Dhurata Hamzai

-Ritual mbi librin më të fundit të Mark Simonit “Komshijtë e Vdekjes”

Ky libër nis në “mëhallën qiellore” ku i kanë mbërritur Van Gogut, pak ditë para vdekjes, një tufë korbash të mëdhenj e të zinj. Bashkohet me thirrjet e mëdha e të përtejme që vijnë nga qiej të tjerë e që dëgjohen vetëm nga veshët që janë caktuar t’i dëgjojnë, e nga askush tjetër. Nëse jeta njerëzore është e goditur tejpërtej nga vdekja, apo dhe historia, që nuk është gjë tjetër veçse një kronikë e gjatë e vdekjes, “te letërsia ndodh krejt ndryshe, thotë Mark Simoni, ajo bën tjetër gjë. Letërsia krijon një realitet të dytë mbi realitetin e parë, duke e sjellë më të kobshme, më ogurzezë e më tronditëse vdekjen”. Kështu që në librin e tij që ka pak kohë që ka dalë në dritën e botimit Mark Simoni i është drejtuar kujtesës letrare, e cila sipas tij është e populluar nga njerëz që vdesin vazhdimisht, e që me vdekjet e tyre të thekshme mbulojnë herë pas here ngjarje të mëdha e plot dhimbje. Mark Simoni në librin e tij më të ri, “Komshijtë e vdekjes” pohon se: “Pjesëmarrja e shkrimtarëve në trajtimin e vdekjes (sado reale të ketë qenë ajo) do të kishte mbetur e zbehtë apo një gjendje kundruall dhe e ndërtuar vetëm me mjete inteligjente e të ftohta, sikur të mos kishte pasur ca shkrimtarë të tjerë që e kishin më afër, madje krejt të tyren, vdekjen. Këta autorë nuk harrakaten nëpër eksperienca e tradita, nëpër folklor e zijona të tjera. Ato ndalen bash tek vdekja e vet e madhe, tek vdekja më e rëndë, tek ikja e fëmijëve të tyre nga kjo botë”. Kështu mes lëvrimit sa narrativ e kaluar përmes tejqyrash poetike të esesë së tij, Mark Simoni ka mbledhur bukur lëndën që nga tradita jonë letrare siç është një “Elegji” që Naimi i kushton vëllait të tij të vdekur (Tahsimit), si dhe bijës së tij, apo dhe Fishta që “Një lule mbi varr” mendohet se ia drejtoi të vëllait që i vdiq. Vjen e sillet në një kohë të dhimbshme tek shkrimtarët Zija Çela, Ali Podrimja, Çajupi, Hilë Mosi, Zef Skiroi, Ndoc Gjetja, Serembe, Carducci, Ungareti, Sabato, Aliende, Still, (si dhe këngëtari i famshëm Eric Clepton), kanë pasur një fat të përbashkët. Fëmijët e tyre kanë ikur këso bote duke lënë mbi shpinë të tokës prindërit e tyre shkrimtarë, “… të dehur nga dhimbja, mes rrënojave të mendjes, ku kumbojnë përvëlueshëm vargjet e Vallejos se ka kaq goditje të fortë në jetë…” (Ernesto Sabato). “Hija e rëndë e vdekjes, ardhur në letërsi nga këta shkrimtarë që përmenda, tashmë mbizotëron realitetet e shpikura e të sajuara, i tejkalon fantazitë e qindra shkrimtarëve të tjerë. Dostojevski thotë se “Realiteti vetë është më fantazi se vetë fantazia”. (Edhe në këtë fjalë a nuk duket se ka ca “zi”).”, pohon Mark Simoni, ndërsa më poshtë ai shton se: “mbase dhe vetë matrica e veprave më të mira të këtyre shkrimtarëve qëndron bash tek ai realitet që ka brenda fatin e tyre personal dhe vdekjen si realitet.” Simoni ka krijuar një ambiguitet të esesë që lëvron me jetën letrare të librave të tillë si “Las Varrezas”, “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, “Lum Lumi”, “Thërrisje, po mbytem”, “Mili dhe Hajthia”, “Paola”, “Një Yll i paharruar”, “Lot në parajsë”, “Shega” dhe “Vaji i hershëm” që sipas tij sillen në letërsi si module të realiteteve e të dhimbjeve të forta e të vërteta. Për këtë natyrë komunikimi Mark Simoni thotë se: “Këta shkrimtarë sa ç’ranë robër të ngjarjeve të tyre tronditëse, po aq dhe përballuan fatin që i lidhi me vdekjen. Dhe e dinë fare mirë se vdekja nuk është gjë tjetër veçse forma arketipale e dhimbjes së madhe dhe e realitetit të thellë, ndaj këto vepra që shkruajtën janë nga më të shkëlqyerat e tyre”. Megjithatë libri i Simonit, “Komshijtë e vdekjes” është mirëfilli krijimtari dhe jo një dokument faktologjik dhe burimor nga veprat. Veprat i kanë ngacmuar imagjinatën autorit e janë bashkuar në rend logjik të ngjarjeve si një zbulim i vetvetishëm dhe i ndritshëm i pasvdekjes, sepse në qoftë se vetë vdekja është një dhimbje, vaj e së fundi përdhunë që i bëhet Njeriut, pasvdekja paradoksalisht është vetë siguria e ngjarjes e konceptuar si jetë e vërtetë. Është ky një mesazh që personalisht mund të përftohet prej veprës ndërsa dukuria që ndodh gjatë përjetimit të saj mbetet pse jo brenda kontekstit biblik, shkatërrimit të vdekjes si armiku i fundit i njeriut. Mund të thuhet se në faqet e këtij libri ndihet dihatja e sfidës ndaj vdekjes, ku në çdo kapitull kuptojmë se vepra që ngel në jetë të jetëve i paraprin sfidës. Mesazhet që sjell vepra e Mark Simonit janë sa të rëndësishme aq edhe shijuese në aspektin e renditjes së veprës në harmoni me kompozimin, detajin, lëndën dhe pasqyrën e faktit. “Njerëzit që shkruajnë letërsi duhet të mos i dinë ca gjëra deri në fund. Një pjesë të tyre le t’i lenë në stadin që i kanë mësuar së pari, (edhe gabim), mbasi letërsia nganjëherë ka nevojë të shkruhet edhe si keqkuptim apo si dije e deformuar, pjesë këto të realiteteve artistike.”, shkruan autori Mark Simoni në faqet e këtij libri, ndërsa kujton një nga realitetet që e kanë nxitur të shtoj hap pas hapi kapitujt e një eseje të gjatë, bërthama e së cilës nuk dihet se kur u hodh... Mark Simoni kujton një rast kur shkrimtari i njohur Zija Çela i jep librin e tij të fundit “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes” në zyrën e tij, në Lidhjen e Shkrimtarëve. “Pikërisht në atë zyrë ku Zijai pati punuar dikur. E bash në atë godinë ku, njëherë e një kohë (kur dhe unë qeshë fëmijë), vinte pas të atit dhe Dritani i vogël, që padyshim sillej korridoreve të gjatë e bubërronte zyrave të Lidhjes për të gjetur ndonjë libër të bukur”, shkruan Mark Simoni. Ai e hap librin dhe sheh dedikimin: “Mark Simonit, me dhembje nga Zija Çela”. “Një memuar i rëndë për nga ngjarja, i përvuajtur për nga dhimbja, elegant për nga mënyra e të shkruarit. Shkrimtari që flet për mikun e tij më të mirë, për të birin që nuk është më. Zija Çela e shkruan frymën e vdekjes me një vezullim të zi, gjithë misticizëm, i pushtuar prej simbolesh e shenjash që nuk dallohen askund librit, por ikin qiellit, i burgosur prej zërash të largët që s’ndjehen kërkund por që janë gjithkund, i trandur prej jehonash e shpirtrash që sillen padukshëm kudo, i sëmurë prej vdekjes e prej jetës njëkohësisht, i plagosur prej kujtimesh dhe mallit”. Pastaj Simoni shton se: “Ky libër nuk është thjesht një memuar, por një medium i lënë në kufirin mes kësaj bote e asaj bote, si një mundësi për të shkruar përherë në të, edhe ati edhe biri.

“Jetë e vdekje përqafuar”- thotë Lasgushi ynë i madh”. Në njërin nga kapitujt e librit “Komshijtë e vdekjes” Mark Simoni shkruan “Tashmë e dimë se vdekja është atribut i të gjithëve. Ne shkojmë drejt saj ditë pas dite, me ngulm, nganjëherë me një shpejtësi të tmerrshme e të pakuptueshme, e herë të tjera ngadalë ngadalë, (me idenë që t’i vonohemi sado pak). Por vdekja nuk shqetësohet fare për vonesat tona të shtirura, për rrengjet tona, mbasi ajo aty është e sido që të jetë, në atë vend kemi për të mbërritur”. “Sa t’i sillesh rreth natës, po aq kohë e ecje duhet për t’i ardhur rrotull varrezës.” – thotë Louis Ferdinand Celine në romanin “Udhëtim në fund të natës” (variant i përkth. nga H. Sinani), në parathënien e të cilit botuesi Krenar Zejno thotë se shkrimtarët e mëdhenj e hedhin vallen e vdekjes në varreza.

Si të ecësh kaq pranë vdekjes

Me dhimbje e me dashuri autori na ka sjellë ngjarje, letërsi, poezi, poetë e shkrimtarë që vinë nga “zona e morteve, me vdekjen e zinë e saj të pushtetshme”.

“...Si të ecësh kaq pranë vdekjes,

të zhveshësh veten nga më e thjeshta ëndërr...”

“…Unë ndjeva në shpirt një mall të qetë,

Këtu pranë dhembjes edhe vdekjes…”

“...Ne që hymë në mbretërinë e vdekjes...”(Drita Çomo)

Në këtë libër janë edhe këto vargje dhe Drita Çomo si personazh. Me personazhet e tjerë padyshim do të jetë edhe Lumi i shkrimtarit të madh kosovar Ali Podrimjes e të tjerë bijë që vdekja i mori në parakohë. Fakti, Jeta dhe Vdekja janë përngjitur në lëndën e veprës së Mark Simonit si në një procesion të shkruar e trashëguar nga shekujt në një gjuhë të trasnkriptuar prej ndjesive të shkrimtarëve të sotëm për të cilët Simoni thotë: “Shkrimtarët janë perëndi të një lloji të veçantë. Ato e kanë mundësinë dhe atributin të jetojnë dhe nëpër realitete të tjerë, ndryshe njerëzve tokësor e të zakonshëm. Udhëtimi në këto realitete është shumë i mundimshëm dhe ka me vete mallkimin dhe vuajtjet që vetë shkrimtarët i marrin përsipër”. Të vdekurit pavarësisht se ikin poshtë, nën dhè ato vazhdojnë përsëri të dominojnë një pjesë të kësaj bote, së cilës ne të gjallët i sillemi nëpër këmbë pa ditur asgjë (Komshijtë e vdekjes, Mark Simoni) .



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]