Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 07-01-2009, 10:45pm (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Libri
 
Irma Kurti: Puthja e fundit
E merkure, 12-09-2007, 10:48pm (GMT)

Kushtuar nënës

Nën titullin "Puthja e fundit", shtëpia botuese "Dudaj" ka nxjerrë këto ditë në treg librin me poezi të autores së njohur, Irma Kurti. Çdo poezi sjell një çast, një dhimbje, duke i lidhur vargjet me një fije të padukshme e duke i bërë të kenë vazhdimësi. Pjesa më e madhe janë poezi të dhimbjes për humbjen e njeriut të saj më të dashur, nënës. Duke qenë të tilla, vargjet sjellin një realitet të afërt e të prekshëm. Poetja jeton një dramë dhe këtë ka ditur më së miri ta ndajë me lexuesit. Vargu është i kuptueshëm, i thjeshtë, e si i tillë flet direkt me të. Nga një poezi në tjetrën ndeshesh me një kronologji ngjarjesh, ndjenjash, emocionesh. E gjithë kjo dhimbje, e cila transformohet në humbje, e bën më të vështirë kthimin e saj në vendin ku e presin kujtimet, apo ku e pret shtëpia e saj bosh. "Lulet janë tharë, kanë përkulur kokën/ajri i ngarkuar plot me kujtime./Më duket se s‘do mund të marr dot frymë/do mbytem në pragun e shtëpisë sime". (Rrugëtimi) "Puthja e fundit" vjen pas disa botimeve të tjera me poezi të Irma Kurtit: "Këtë natë me ty", "Shihemi në një tjetër botë", "Qirinjtë janë fikur", "Bëj sikur fle", të cilat janë mirëpritur nga lexuesit. Ndërsa botimet e mëparshme kishin në qendër të tyre dashurinë, humbjen e saj, "Puthja e fundit" i kushtohet humbjes fizike, reale, të një njeriu dhe si e tillë përcjell shumë më tepër lirizëm e dramë.

G. Shqip


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]