Hija e Tokës
E premte, 02-02-2007, 01:33pm (GMT)
Ara e misrit është kallur
(nata si kalë hamshor vrapuar ka jashtë e brenda shtëpisë sime me mua vrapuar ka e ara e misrit kallur është)
dhe livadhi rrëzë shtëpisë dhe vreshta ime e vogël dhe plepi. gjithë natën e lume kallur janë
me sytë e mi të përgjakur Ara e misrit është herrur Plepi ka rënë Dhe zogu im i mbramë.
Unë kam kafshuar etjen Deri sa vdekja pikon
- O, si ta ndjell atë zog të bardhë, si të bëhem dritë, o vëlla, mbi varrin tënd?
Medet, na i dogj krejt Fushat e bukës Dhe livadhet tona
|