| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Edi Shukriu E hene, 06-08-2007, 04:07pm (GMT)
Edi Shukriu lindi në Prizren më 22 tetor 1950. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universtitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-), Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973-). Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj. Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004), Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004-). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demostratave të shumta të grave kundër regjimit serb. Krijimtaria 2004 Ancient Kosova, Museum of Kosova, Prishtina Libra poetik Drama Ko-autor Klikoni ketu per tu njohur me magjine poetike te Edi Shukriut Wikipedia
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||