Letërsia Shqiptare

Kthimi në Prizren
E shtune, 13-01-2007, 10:10pm (GMT)

Ec përgjoj
në skuta kërkoj në ajër
diku janë strukur
e frymojnë

dëgjoheshin denbabaden
rrugëve të moshuara
hapëronin
deri te dyqani në Arastë
përreth Shatërvanit

e nxitonin tutje
S’është e mundur të zhduken
të gjitha llapashitjet e këmbëve
të zbathura
trake-truket e nallënave
e gjurmët e këpucëve me shoje

gjallërojnë
shtresumet e karabojës
te rrëzët e ledheve
frymojnë nga kalldërmi i çrrënjosur
e rikthehen nga pullazet e përgjumura
vrujojnë nga arkadat e rempujve
e hapërojnë në kohë

gurët e hamamit
i thithin në vete
e motohen


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.