Letërsia Shqiptare

LIGJI I HAMURABIT
E hene, 06-08-2007, 05:12pm (GMT)

Neni 226:  Nëse kirurgu... e shlyne damkln nga robi, le t’i priten duart.
Neni 282:  Nëse robi i thotë të zotit: Ti nuk je zotëria im, le t’ja prejnë veshin.
Neni 231:  Nëse është mbytur robi, le të ipet robi për rob.

Në mbështetje të nenit 226
të Ligjit të Hamurabit,
ditën e djeshme
gishtërinjtë m’i shkurtuan
se damkën e mjerimit
tentova ta bëj të kaluar

Në mbështetje të nenit 226
të Ligjit të Hamurabit,
mbrëmjen e djeshme
më gjymtuan,
se këngën e zogjve
desha nga e nesërmja
ta sjell në të sotmen

Më vranë në mëngjezin e sotëm
dhe në mbështetje të nenit 231
të të njëjtit ligj
më zëvëndësuan sipas tyre
me një rob tjetër

Të mjerët, nuk e dinë se ai jam përsëri Unë,
me njëmijë gishtërinj,
me njëqindmijë veshë
dhe
me një të vetme
dëshirë të çelniktë
të kalitur ndër brezni

Sonte zemra ime feston, Rilindja, Prishtinë, 1972



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.