Letërsia Shqiptare

LUMI I LOTIT
E hene, 06-08-2007, 05:18pm (GMT)

Më thuaj Lum i etur
ku e nis lindjen
që e sjell në këtë qytet
në ç’botë e shpie jetën
që e merr me vete

Zanat e Ujit gjakojnë
që t’i jetësojne pikat
të të bëjnë Lum

Më thuaj
ç’forcë të krijimit
mban në gjinj
që na i trajtëson gurët
në formë të ruzullit

Më thuaj Lumi i Jetës
pse të zuri ankthi
ç’të hidhëroi dimri?

Nënqielli, Rilindja, Prishtinë, 1990



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.