Letërsia Shqiptare

TAKIMI
E hene, 06-08-2007, 05:21pm (GMT)

Nesër mund të takohemi te udhëkryqi
me zemra të shqetësuara
shikim të humbur
dhe me të tëra ato që
dikur i pagëzonim dashuri
Ato që nuk ndodhën
do t’i varrosin në ne shpresat

Kur të takohemi te udhëkryqi
do të jemi të panjohur
Për ata që nuk njihen
ka ende shpresë

Gjakim, Rilindja, Prishtinë, 1979



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.