Gjatë u prit nga Zoti
shumë u prit
të bëhet vjedhës i vetvetes –
ta sjellë parajsën në tokë
Të rrallët që panë
se Zotin e kanë në vete
u futën nën rrotën e jetës
ta lëvizin njerëzimin
Blatimi i tyre
është shpresë
për tokën parajsë
Përjetësi, Dukagjini, Pejë, 2001