Letërsia Shqiptare

Në vënd të prologut
E merkure, 10-01-2007, 09:39pm (GMT)

I ulur para kompjuterit jam në dilemë. Të shkruaj apo jo kujtimet e mbresat e kësaj jete, të meditoj e konkludoj për ngjarje, njerëz, që me dashje apo pa dashje më kanë lënë gjurmë në jetesën time, apo të vazhdoj t'i mbaj të mbyllura në arkivën e trurit, deri sa dalngadalë t'i amortizojë koha dhe siç thuhet t'i marr me vete në botën tjetër?
....Për çudi, kaq ishte dilema, sa unë i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari është e pamundur të pres botën tjetër, pa i lënë kësaj bote shumicën e të panjohurave tepër të çuditshme, të besueshme e të pabesueshme, serioze e qesharake, të bukura e të shëmtuara njëkohësisht. Dhe për të rruajtur disi ekuilibrin mes këtyre dy botëve, më lejoni që e shkrojtura të ketë më shumë simbole e domethënie, se sa reportazhe, më shumë njerëz realë, se sa emra realë, duke lënë diçka e për botën tjetër.
....Mos prisni të gjeni llogjikën e një romani, ndonëse ka dramat e tij, mos prisni të gjeni llogjikën e një autobiografie, ndonëse ka të vërtetat e saj. Është një rrëfim, por edhe bisedë, është nje debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu siç ndodhemi në një takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje të ndryshme në kohë, dua të veproj dhe unë në këto shkrime.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.