Pak nga libri tim, "E megjithate...jetojme!"
E merkure, 10-01-2007, 09:43pm (GMT)
Maliqaret 1997-a i beri pronare tankesh, fale repartit tankist ne zonen e tyre. Nje grup i tmerrshem korcar, i njohur per vjedhje e krime te renda, 1997-a i beri pronare mallrash elektroshtepiake(vec mijra te tjerave), fale dyqaneve dhe supermarketit te vetem ne qytetin e tyre. Te dy grupvjedhesit korcaromaliqar, realizuan shkembimin me te cuditshem te te gjitha koherave, te vjetra apo moderne qofshin. Nga grupi korcar:"Mirdita. Si vene punet?" Nga grupi maliqar:"Bereqaves. Jo aq sa juve ama". Nga grupi korcar:"Mos u qani. Nga armet jeni me mire se ne". Nga grupi maliqar:"C'i duam vetem armet. Ju keni tere dyqanet ne dore". Nga grupi korcar:"Ha,ha,ha! Po pse jemi ketu, te merremi vesh me njeri-tjetrin. Troc muhabeti! Duam nje tank!" Nga grupi maliqar:"Nje e dy po te doni, ju cfare na jepni nga ato tuajat?" Nga grupi korcar:"C'te doni. Pranoni nja dhjete video e ndonje televizor per nje tank?" Nga grupi maliqar:" E thene e bere!" Shtrengim duarsh dhe ne prezence te dy grupeve, realizohet kembimi i mesiperm. No koment! ...... Nuk di, nese mund te kete pas kesaj jete, ferr me te keq dhe parajse me te mire, nga c'ka provon ne kete jete krijesa njerezore. Nuk di, nese arshiva e ferrit dhe parajses imagjinare mund te kete me shume djaj e engjej, nga c'ka djaj te kthyer ne njerez dhe njerez te shfaqur si engjej, arshiva pa mbarim e realitetit njerezor. Por di ama, qe ndryshe nga c'thuhet per mevetesine e ferrit dhe parajses imagjinare, ne te gjalle tone ka nje mpleksje kaq te koklavitur mes tyre, sa dhe Zoti vete eshte terhequr dhe na i ka lene ne ne dore t'ja dalim mbane. "Ama keshtu, qenka?", ka menduar gjithmone krijesa njerezore dhe qysh ne hapat e para te shoqerise e deri me sot, s'ka bere gje tjeter, vecse ka krijuar jete parajsore me mjetet e ferrit dhe jete ferri me mjetet e parajses.Nuk eshte aspak e zorshme ta ndjesh, ta shohesh dhe ta provosh, ne forma e reaksione te ndryshme, kete te vertete mijravjecare, qofte dhe ne caste te zakonshme te jeteses.
|