Si ka mundesi te cirret njeriu para kameras per popullin dhe per Zotin dhe njekohesisht te injoroje, ofendoje e kercenoje tej kufijve te etikes e normalitetit njerezor ata persona, faji i vetem i te cileve eshte se s'jane te atij populli, qe ai kujton se perfaqeson!?
Une s'kam pse t'i lutem zotit Konstandinidhi t'ju hedhe nje sy ketyre shkrimeve dhe as qe e fantazoj te begenise ta shohe me sy e jo me ta preke me dore kete liber. Vetem dua te dije nje gje, qe e ndjek ne programin televiziv, "I ORA TU LAU", me shume se mjaft prej atyre qe ai kujton se e ndjekin ne ekran, kam simpatite e mia per disa obsione te tij, me shume se mjaft prej atyre qe i thurrin elozhe dhe i ngrene kultin kot se koti, por ama dhe tronditem, prekem e ofendohem nga fjalet pa dogane per alvanozet, me shume se sa mund te prekt ai per greket.
Sado retushe e zbutje qe mundohet t'ju beje fjaleve per te huajt, nuk mundet kursesi te qetesoje shpirtin e asaj alvanozes, qe pa te keq i telefonoi dhe pa arritur te mbaroje mendimin e saj, u ndodh para nje fjalori bajat e ofendues, qe nuk i shkon nje njeriu me gravate, lere pastaj nje gazetari, qe pretendon se lufton dhe sakrifikon per popullin. Nese s'eshte shfaqje racizmi e thirrura me percmim, "vromostomi(gojeqelbur)!" dhe kerkesa dashakeqe per gjetjen e numurit te telefonit te alvanozes, po ja le ne dore zotit Konstandinidhi te gjeje fjalen me te sakte.
Nje shembull i keq i nje intelektuali, eshte me i rrezikshem se dhjetra shembuj te liq nga njerez te thjeshte.
Gjithmone kam ditur dhe di faktin e thjeshte, pa nevoje vertetimi, qe ne popullin e admiruar grek, ka dhe nje mase te vogel grekesh te liq, sikurse di faktin e thjeshte, po pa nevoje vertetimi, qe eshte shpirtngushtesi dhe injorim i personalitetit te nje kombi, te lesh te kuptohet, qe ne masen qindramijeshe te shqiptareve ne Greqi, paska dhe disa alvanoze te mire! No koment!