|
|
|
E megjithate...
E merkure, 10-01-2007, 09:46pm (GMT)
E megjithate... Ngrysje ditesh dhe gdhirje netesh per ne, te jetuarit. Dhe ashtu gradualisht, pa u vene re, nje ngushtim hapesire ne biseda familjare, ne takimet e vizitat e te afermve dhe miqve. S'ka nevoje per date konkrete, dialogu i perditshem grua-burre. Burri:"He si dole, u lodhe?" Gruaja:"Si zakonisht. Morra pluhurat, pastaj fshiva dhe lava dyshemete, banjen, ballkonet. Bera dhe dreken. Per sot deshen piperka te mbushura me oriz". Burri:"Dhe te doli koha per te gjitha?" Gruaja:"Te te them qe dhe hekurosa ca rroba, do besosh?" Burri tund koken dhe per nje cast harron, ose ben sikur harron, c'degjoi nga gruaja dhe vazhdon,"C'kemi sot per dreke?" Tani e ka rradhen gruaja te tunde koken dhe duke shtruar dreken, qe nje zot e di kur e gatoi, pyet burrin,"Po ti, kishe shume puine sot?" Burri:"C'e pyet? Edhe roje te rrish lodhesh, jo pastaj te vertitesh e punosh tere diten ne kembe". Gruaja:"Ke te drejte. Po dhe ti, mos u sforco shume per t'i bere te gjitha. Keshtu punojne te tjeret?" Burri:"Ah, moj zemer. S'kane rendesi te tjeret, por ne qe s'jemi ketu si te tjeret". Gruaja:"Sikur te shtrihemi ca te shlodhemi, si thua? Kam nje mal me pune per te bere, por tani s'kam fuqi". Dhe te dy, pas ketij dialogu te lodhur, shtrihen ne krevat shoqeruar me nje, "Aaaah, sa mire! S'ka si krevati!" Pak rendesi ka ne e tha gruaja, apo burri, apo te dy bashke. Kur kthehet burri nga gruaja dhe sheh trupin gjysme te zbuluar te saj, fillon te ngacmohet dhe zgjat doren ta preke. Ledhaton supin dhe vazhdon me poshte tek beli. Pastaj avancon ne bardhesine e lemuar te kembes, duke perfituar nga kthimi i kurrizit te gruas dhe ndalet aty ku i shtohet epshi me shume. Deri ketu e di qe me aprovojne shumica e cifteve. Por meqe une dua dhe per ne vazhdim aprovimin e kesaj shumice, jam i detyruar te ndjek dy alternativat e mundshme te asaj qe ndodh me pas. Alternativa e pare. Fillon te zbrese avash-avash doren ne rrumbullakesine e kofshes, duke tentuar me gishta te largoje anash mbulesen e holle dhe elastike, por ne cast trupi i gruas leviz e kthehet drejt, me nje murmuritje pergjumesh, "Eeeh, me fliiiiheeet. E leme per ne darke?" Dhe pasi kap carcafin mbulohet, duke shuar para kohe nje flake epshi te burrit. Alternativa e dyte. Shikoni fillimin e te pares deri ne presja e dyte dhe vazhdoni me poshte: ...i ndihmuar ne kete veprim ndezes nga nje levizje e volitshme e kembeve te gruas me tendence hapjeje. Eshte me te vertete eksituese kjo ftese femerore, qe i thote gjumit te largohet pak caste, per ta pritur me me kenaqesi me pas. Atehere fillon ta puthe duke filluar nga supet dhe vazhduar me nje zbritje te shpejte ne pjesen e porsazbuluar nga gishtat trazovace. Reagimi i gruas ndjehet ne lekundshmerine e trupit dhe ne marrjen e pozicionit me te volitshem, per te shijuar gjithshka nga ky veprim i avancuar i buzeve te burrit. Eshte nje kontakt ndjesor teper dritherues, qe kerkon patjeter nje finalizim orgazme, me aktin e bashkimit te dy trupave, sipas ritit te njohur seksual mijravjecar. Me pas, gjithshka e ndodhur ne kete fuqishmeri magjike erotike, kthehet ne nje normalitet ciftor, ku sejscili rehaton trupin sipas volise per gjume. Meqe jeni kurioze te dini se c'alternative i perkas, mjafton t'ju them qe s'e mbaj mend mire nese kam qene nje here apo dy here rob i te pares. Sepse per mua, miq te dashur, s'ka me keq se dorezimi i trupit ne preherin e lodhjes se perditshme, ashtu sikurse s'ka me mire se dorezimi i trupit ne preherin e erotikes shlodhese....(E keshtu vazhdojne te tjera ndodhira dhe shkrime ne librin tim, "E megjithate...jetojme!")
|
|
|
 |
::| Krijimet e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|