|
|
|
************
E merkure, 10-01-2007, 10:02pm (GMT)
....I ardhur nga nje bote me praktika socialiste teper te deformuara, me lexime e mesime librash marksiste e leniniste, me nje propagande te perditshme antikapitaliste e antiimperialiste, s'kish si mos me terhiqte vemendjen dhe interesimin, praktika kapitaliste dhe pozicionimi i njerezve ne te. Vec dy grupimeve mbizoteruese, deri diku ne raporte standarte me njera-tjetren, mundohen te masivizohen me shume dhe grupime te tjera te kraheve majtiste e djathtiste, qe i bashkon vetem mospajtimi me dy grupet e medha. Nuk ishte e veshtire te kuptoja majtizmin pragmatist te koleges, qe me thene te drejten, me shkaktonte te kunderten e frymezimeve te dikurshme djaloshare. Dhjetravjecare me rradhe pashe e degjova qindra e mijra njerez te te njejtit front me kolegen, qe dukej sikur po afronin permbysjen e madhe te kapitalizmit. Prekja e realiteteve te verteta e jo propogandistike, ndonese s'me vjen mire ta them, jo vetem me ka zhgenjyer per konsekuencat qesharake te fituara praktikisht, por me ka revoltuar se tepermi me hipokrizine e ideve e koncepteve alla majtiste e komuniste, teper te konsumuara e te papershtatshme per kohen e sotme. Prandaj dhe kur vinte e nesermja ne pune, pas grevash e rremujerash shkaterruese te dyqaneve e mjediseve zbukuruese ne qytet, prezenca si prej revolucionareje e koleges, me shkaktonte keqardhje dhe nenqeshje njekohesisht, per vete Donkishotizmin e saj e te pjesemarresve te tjere. Me vjen inat, miq te dashur, prandaj shprehem kaq ashper. Sepse abuzohet me sikletet e njerezve, me idete e pastra qe s'kane nevoje per perdredhje dhe arnime anarshiste, me qorrsokakun qe s'te nxjerr gjekundi, por rruan dhe s'e trondit aspak statukuone e shoqerise. Dhe per ironi te gjithe kesaj, ndersa bashkia nxjerr ne rruge pastruesit e zjarrfiksat per pastrimin e qytetit te shemtuar pak ore me pare, protagonistet e revoltes mblidhen ne mbremje para podjumit dhe gjithshka perfundon me nje koncert, ku dhe dashurise i kendohet me rritem marshi kryengrites. Ate nate, as afendikoi nuk provoi krevatin e punetorit, as ky krevatin e afendikoit. Te nesermen, as afendikoi nuk cenoi fitimet e tij, as punetori s'u pagua nje dhrahni me shume. Keshtu dhe me kolegen time, s'mund te ndodhte ndryshe. Edhe kur nje cast pati shtese page, edhe kur nje cast arriti gjysme dite pushimi ne jave, nuk ishte aspak ndonje triumf i saj, sipas metodes se saj. Ishte nje marrje e nje te mos dhene me pare, brenda kufijve te mekanizmit ekonomik te cdo afendikoi. Guxo ta prekesh kete mekanizem ne ingranazhet e tij, pa e di vete ai c'te punon me pas.
|
|
|
 |
::| Krijimet e Fundit |
 |
|
|
|
|
|
|
 |
 |
::| Speciale |
 |
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|