| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Këngë për sinqeritetin E diel, 14-01-2007, 06:48pm (GMT) Ku je sinqeritet - o vajzë e palëruar!
Të dal përpara, përpiqem të të flas, të të bind Po ti ke naze. Pasthirma. Psherëtima. Rob zoti. Fis peçigrosi. Soj bohem poeti. Që në fund të javës bëhesh bishë që ha dhe pi vetveten Si kabina e makinës sime që s'qe veç një stuhi e stisur Prej shkrepëtimash vezulluese aty këtu e çarë Era edhe shiu aq keq e patëm katandisur Sa në shpirtin tim tani ka veç acar. Prandaj, po endem si bohem i pikëlluar në vetmi Se jam ai që në hutim ka humbur çiltërsinë E nga të shkojë jo s'di. Oh, ç'dhembje! Sinqeriteti me fatkeqësi ushqehet. Dhe unë fytyrëngrysur me zemrën e shqyer Si murg kohëvrasës i një jetë asteke Si hipi do të bredh nga të mund Hieroglife rituale në skëterë plepash unë do të shkruaj Që ti i dashur sinqeritet të më takosh në vetminë time Se vetmia ime kërkon gjithmonë ta gjallërojë muzgun Si një e puthur, si një serenatë të përfshirë nga një refren i gjatë demonësh që më thonë: ?Hej, ti ufo atje! Ç'të solli këtu tek ne?!? Nuk mund ti përgjigjem. Këtij i thonë kundërsulm psikologjik Ndjej zagushi. Ngulëm nervor. Kur një luzëm debilësh Më dalin ngaherë përpara Janë të përkëdhelur të fatit. Armiq të mbinjerëzisë Ca mbi fije bari që shkasin në breg ari njerëzor e . Ca mbi kosha plehërash. Mbi shtëpi, mbi çati çati Të gjithë ulërasin? ?Hi hi hi ? |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||