Letërsia Shqiptare

Njerez te tille nuk i shikon
E enjte, 21-02-2008, 10:22pm (GMT)

Njerez te tille nuk i shikon
Neper stacione urbanesh
Me tha keto fjale dhe
Syte e saj u perhumben
Diku thelle pertej meje

Nuk me kish rastisur
Te perballohesha haptazi
Me nje siperfaqesi te tille
Carmatosese, e bezdisshme

Filxhani I kafese, luga
Bishtat e cigareve, eshtrat
E mendimeve , hiri i subtances
Kotesia e percapjeve te mia

 Do te kisha dashur t’i shpjegoja
Se qenie te tilla, kafshe vetrinash
Fshihen shumicen e kohes
Jetojne per ato njezete minuta
Per perplasjen e shperfillur
Te deres se nje makine llukzose

Por zgjodha heshtjen
Kenaqesine e largimit tim
U ngrita duke kerkuar ndjese
Me duhej te pergatisja valixhet



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.