IAL
E enjte, 21-02-2008, 10:31pm (GMT)
Bota perreth eshte e brishte Cika te mbledhura me deshperim e te ngjitura me pakez optimizem Makina zbret kodren ndersa veshtrojme te shqetesuar rrugen e repirte e plot gropa
Nje sy i kalter hapur mbi ate oaz qetesie qe shfaqet rishtazi atje poshte Ajri, qelq i piste perreth Ekran ku copeza te se kaluares, imazhe te debuara e plot dhimbje kerkone te hyjne me force Gjeneral te vdekur, ushtri te perhumbura Diktator te kuq e te blunjte ngerdheshen perreth. Nje hordhi e terbuar kujtimesh te frikshme qe te kallin krupe e ankth njeherazi
Rere e verdhe flori shkembij te murrme e te kafenjte dhe ajo godine e vogel buze detit perballe se ciles plluskonin disa barka Paskemi nje shteg tjeter per te ikur, peshperis i lehtesuar, nese......
|