Letërsia Shqiptare

Intervale
E enjte, 21-02-2008, 10:32pm (GMT)

I

Kur pushova se kerkuari
rimen e mallengjyer, rimen e dashuruar
gjeta vec rimen e tmerrit te vetmuar
te gjymtimeve e masakrave te heshtura
te Perditshmerise
qe me perpikmeri te ftohte zbaton
ligjet e natyres njerezore te cnjerezuar

Jo , bota nuk jeton vec ne libra
Jeta nuk gelon vec ne kete flete

II

Dashuria ne format e saj me te pastra
me mbeshtjell me force
me terheq ne kete hapesire viskoze
ku aq shume rendojne mendime e gjymtyre
Perse kerkojme ti shpetojme fatit tone?
Perse kerkojme lirine ne plluskime te vetmuara?

III

Sa kohe humb perpara
pasqyres se meditimit Idea
perpara se te marri formen e duhur
Me pak , e dashur! Me pak kohe
sec humb ti per te bere makiazhin e perditshem
I lehte e aspak vulgar, sqimtar
ve ne pah c'ka me pelqen aq shume

Nuk e di nese eshte mire a keq
qe me idene nuk bekam dot dashuri
sic bej me ty. S'jam aspak idealist,
Apo jo? e dashur



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.