Letërsia Shqiptare

Ejvis Maria Xhajanka
E shtune, 10-02-2007, 11:07pm (GMT)

Ejvis Maria Xhajanka

Ejvis Maria Xhajanka u lind në Tiranë më 17 Dhjetor 1968. Pasi përfundon fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1992, emigron me familjen në Greqi, ku jeton tre vjet në qytetin e Athinës. Sot jeton në Albany, Georgia të SHBA-së me bashkëshortin dhe dy fëmijë. Ndjek studimet e larta në degën e psikologjisë dhe njëkohësisht punon si asistente në organizatën "Open Arms", në ndihmë të grave dhe fëmijëve të keqtrajtuar.
Poezitë e saj janë bërë të njohura në gazeta e revista të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, janë përkthyer në anglisht e rumanisht. Është autore e vëllimit me poezi "Kohë e Prerë", bashkautorë në antologjinë "Metaforë e arratisur" të emigrantëve në botë, si dhe në përmbledhjen "Mozaikë të një portreti". Krijimet e saj në anglisht botohen në revistën letrare të fakultetit ku studion.
Nëpërmjet internetit njihet si përkthyese e mjaft materialeve rreth jetës e veprës së Nënë Terezës, në grup-listën elektronike "Nënë Tereza". Është anëtare dhe aktiviste e forumit elektronik të gruas emigrante në botë "Teutat shqiptare".

Vepra letrare:

"Kohë e Prerë", poezi
"Metaforë e arratisur", poezi



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.