Të kam pritur
sic pret reja e bardhë
afshin e erës
ta marrë në krahë qiellit të kaltër,
ta cojë gjer në fund të botës.
Të puthi token, të derdhë shi,
të ngopë dheun, të çeli lulet,
të rrisi frutat,
t'i mbushi plot
liqenet, lumenjtë, detet...
T'ia japë diellit ta ngrohë me zjarr
ta bëjë të lehtë, lart ta ngjisë,
në qiell të kaltër të vozisë.
Të presë erën, ta marrë ne krahë
ta çojë me afsh ne fund të botës,
sërisht...