| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Të kam pritur E merkure, 10-01-2007, 11:12pm (GMT) Të kam pritur sic pret reja e bardhë afshin e erës ta marrë në krahë qiellit të kaltër, ta cojë gjer në fund të botës. Të puthi token, të derdhë shi, të ngopë dheun, të çeli lulet, të rrisi frutat, t'i mbushi plot liqenet, lumenjtë, detet... T'ia japë diellit ta ngrohë me zjarr ta bëjë të lehtë, lart ta ngjisë, në qiell të kaltër të vozisë. Të presë erën, ta marrë ne krahë ta çojë me afsh ne fund të botës, sërisht... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||