Një e çmendur,
që kërkon në ditë-netët e urrejtjes
dashurinë.
Klithmë,
që beson e shpreson
për më shumë.
Hakmarrje,
që vazhdon të dashurojë,
se nuk di si të hakmerret,
jam unë!