(Një mikeje që vuan nga kanceri në gjoks)
Erdha të hap të rëndat grila
e nga shtrati të të ngre.
O Zot ngrihu,
shpëlaji sytë e enjtur,
mos ma fshih fytyrën e zbehtë!
Vish dicka dhe nëma dorën!
Mos ki frikë,
e di që mundesh, ecim bashkë
jashtë, ku diell’ i dimrit ngroh,
ku zhurmon jet’ e lashtë.
Ti s’do ta besosh se nesër
dielli dit’ të re do të nisë.
Më pyet:
“Pse t’jetë dhimbja vallë
e vetmja rrugë drejt lumturisë?”
Në gjoksin tënd zgavërr lotësh,
dridhet jeta n’psherëtimë.
Mikja ime,
frym’ e jetës është dhuratë!
Ditë e re nesër do lindë!