Diçka e magjishme
para fortunës që mblidhet.
Qetësi
nën retë që flakërojnë.
Heshtja,
ky pushim erërash të furishme,
mbledhur në gjerësinë e zemrës,
që ti
të kesh kohë të kuptosh.