| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Rruga e ndarjes E merkure, 10-01-2007, 11:16pm (GMT) Gjithnjë kthehem tek ti si të mos ketë rrugë tjetër zemra mat hapin me dashurinë, të vërtetën e lë për herë tjetër. Do mësohem, do mësohem! S’qenka e lehtë të ndash, të lesh, të ikësh kur ke dashuruar shumë merr kohë, merr një copë jete që ti sërisht të mbetesh ti e unë serisht të bëhem unë. Tashti, në këtë zonë ndarjeje të freskët, këmbët do i le dhe ca të ndjekin zemrën kujtimesh të magjishme e të ëmbla. Do i ndal aty, në atë prag, në atë të shkretë udhëkryq ku udha ime nga jotja ndan një jetë, një kohë, një mall |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||