Ku jane pushtuesit
E shtune, 10-06-2006, 07:45pm (GMT)
Blejmë këpucë të grisura. Lotët tanë të mbaruar I huazojmë reve barkthara Qiellin rrobëshqyer e ulim rrëzë kokës Këto ditë të tmerrshme ndjellim fatkeqësi, Osetërmet që s'mund t'i shpëtosh. Qyteteve,rrugëve qarkojnë paqeruajtësit Të heshtur,indiferentë,të cuditur Për ardhjen e tyre. Këmbë të huaja ketu s'kanë shkelur Vecse ne veshim këpucët e të tjerëve E na rrijnë tamam. Armët e tyre heshtin, tonat qëllojnë vetveten, duke shpresuar tek mëkatet.
|