| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Elvira Dones E enjte, 10-05-2007, 07:51pm (GMT)
Kam shkruar e publikuar në gjuhën shqipe: DASHURI E HUAJ, roman, shtëpia botuese Çabej, Tiranë 1997 Romanet YJET NUK VISHEN KËSHTU, DITË E BARDHË E FYER e MË PAS HESHTJA janë pjesë e një trilogjie të titulluar "Trilogjia e dhimbjes". Botuar në gjuhën italiane: SENZA BAGAGLI (nga origjinali shqip "Dashuri e huaj"), BESA Editrice, Nardò (Lecce), 1998 BIANCO GIORNO OFFESO (nga origjinali shqip "Ditë e bardhë e fyer"), Interlinea Edizioni, Novara, 2004 Në gjuhën franceze: Shtëpia botuese Anne Carrière e Parisit do të botojë së shpejti romanin "Yjet nuk vishen kështu", aktualisht në fazë përkthimi, me titullin SOLEIL BRULÉ. Gazetari: Për Televizionin e Zvicrës italiane gjatë vitit 2003 realizova dokumentarin CERCANDO BRUNILDA, 43', (finalist i Çmimit të gazetarisë "Ilaria Alpi 2004"). Po për të njëjtin televizion në pranverë 2004 realizova në malet e Shqipërisë së veriut dokumentarin : "I NGUJUAR (Inchiodato)", 53'. Ndërkohë vazhdoj aktivitetin si publiciste për disa gazeta shqiptare. Kam shkruar tre skenarë filmash artistikë me metrazh të gjatë: skenar për filmin SENZA BAGAGLI I ("Dashuri e huaj"), 1998 Po punoj mbi një roman në gjuhën italiane: HANA DELLA GONNA STORTA. Jam në fazën fillestare të punës mbi një vëllim me tregime e një roman në gjuhën shqipe. Jam anëtare e Shoqatës Zvicerane të Shkrimtarëve (ADS). Informacioni si dhe nje pjese e krijimeve jane marre tek faqja zyrtare e shkrimtares: www.ElviraDones.com |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||