VULOSET ARDHMËRIA
E diel, 22-07-2007, 03:56pm (GMT)
Gjithçka ka ndryshuar
Tashmë
E kaluara i takon historisë së grisur
Bashkë me kthetrat e motit të lig
Në portën e harresës trokasin
…
Unë e ti fillojmë vallen
Edhe këngët tona le të jehojnë larg
Fusha e male gjithkah le të mbushin
Edhe zemra njerëzish
Tashmë
Këtu po vuloset ardhmëria
Lecco, 10 nëntor 2005
|