Si shumë të ndërruara ligjet dukeshin
Në dinamizmin e imponuar
Edhe natyra nëpër sekonda ndryshonte
Këngët iknin të paartikulluara
Plagët kullonin të pambuluara
Kronikat shfaqeshin pa perde turpi
Fjalët zbeheshin deri në heshtje
Rrota të thyera barrikada udhëve
Grumbuj eshtrash të përgjakura në çdo shteg
Gjithçka dukej e humbur…
Të gjithë i brohorisnin fitores
Milano, 9 dhjetor 2005