FISI I MUSHKONJAVE
E shtune, 29-09-2007, 05:04pm (GMT)
Tashmë
në pushimin e stërgjatur,
njëri-tjetrin kafshojnë,
me amanet të paravdekjes.
Të tjerët s’i kafshojnë dot,
se me ligj të vdekjes janë dënuar,
që sot
të pashpirt janë
për jetë e mot.
Ulqin, 19 korrik 2006
|