Vjen vdekja e i thotë njeriut:
“Mos ke frikë nga unë
Dua vetëm të të bëj një dhuratë
Dua të të dhuroj qetësinë”
Njeriu mbyll sytë
Bën një frymëqitje të thellë
Dhe bëhet ré
E reja i thotë vdekjes:
“Nuk kam dro nga ti
Të kam mundur kohë më parë
Kur kam filluar të dashuroj”
Dhe shpërndahet në erë
E vdekja vdes!
Zürich, 15 prill 2007