Me të njëjtat fjalë
Akuzojnë dhe shfajsojnë njëri-tjetrin
Kurrë nuk kuptohen
As nuk merren vesh për asgjë
...
Njëri thumbit
Tjetri patkoit
Zjarr e zjarmi nga flakëfjalët
As stuhia nuk sjell freski
Dallgë e rrebeshe plot...
Përralla e pallavra...
Pa asnjë marrëveshje
Gjuhë e pakuptueshme...
Ouro Preto, 10 mars 2007